Gjatë takimit të drejtuesit politik i PD-së në qarkun e Fierit, Gazment Bardhi, me të rinjtë në Divjakë, është ndërprerë energjia elektrike.
Bardhi akuzon ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Ballukun se ka dhënë urdhër për ndërprerjen e energjisë elektrike, ku përmes një mesazhi i thotë që mund të bëjë çfarë të dojë, sepse të rinjtë kanë vendosur të mbështesin Partinë Demokratike.
“Fiki dritat sa të duash, bëj çfarë të duash. Rinia e Divjakës e ka vendosur… (dëgjohen thirrje ‘Rama ik’)”, thotë Bardhi, ndërsa në Facebook shkruan: “Pa drita, por me super energji në Divjake! Të rinjtë e kanë vendosur: Janë 1️-sha”.