Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, u shua për shkak të COVID-it, duke pasuar homologun e tij të Malit të Zi, Amfilohije, i cili ndërroi jetë afro dy javë më parë dhe të cilit i mbajti meshën në Podgoricë.

Patriarku Irinej (Gavriloviç), i lindur në fshatin Vidova, afër Çaçakut, në 1930, ishte një figurë me ndikim në jetën fetare dhe politike të Serbisë.

Emri i tij laik ishte Mirosllav.

Ai përfundoi shkollën fillore në Vidovo, dhe pastaj shkollën e mesme në Çaçak, seminarin në Prizren dhe Fakultetin Teologjik në Beograd. Ai më pas u emërua profesor i seminarit të Prizrenit, dhe më vonë rektor i tij.

Patriarku Irinej trashëgoi fronin e Kishës Ortodokse Serbe në 22 janar 2010, në asamblenë në Beograd, si kryetari i saj i 45-të.

Duke sjellë biografinë e patriarkut të ndjerë, agjencia Beta kujtoi mosmarrëveshjet në kupolën e Kishës kur Irinej i dha Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, Urdhrin e Shën Savës, duke pranuar “politikën e tij në Kosovë”. Për shkak të kësaj, disa kryepeshkopë protestuan, duke besuar se kjo politikë ishte në kundërshtim me interesat kombëtare të Serbisë.

Në kremtimin në Beograd, kushtuar jubileut – tetë shekuj autoqefali të Kishës Ortodokse Serbe, Patriarku Irinej gjithashtu dekoroi Milorad Dodikun e Republika Srpska, të cilit ai gjithashtu nuk ia fshehu dashurinë.

Mediat boshnjake kujtojnë se Irinej qe nga ata që mohoi gjenocidin në Srebrenica

Pasi gjykata e Hagës dënoi ish-gjeneralin famëkeq Ratko Mlladiç për gjenocid në Srebrenicë, Irinej tha se vendimi pritej dhe ishte i bindur se vendimi, si çdo tjetër, ishte kundër serbëve, “sepse fuqitë e fuqishme botërore po bëjnë vepra djallëzore”.

Kosova ishte një pjesë e gjithmonshme e adresimeve të Patriarkut Irinej. Ai përsëriste papushim se Serbia nuk duhet të heqë dorë nga Kosova, sepse atëherë ajo do jetë e humbur në mënyrë të pakthyeshme, ndërsa, siç thoshte, ajo që u rrëmbye mund të kthehet një herë.

Duke folur për ngjarjet politike ndërkombëtare, ai thoshte se Serbia duhet ta lidhte anijen e saj të vogël me atë të madhe ruse.

Menjëherë pas zgjedhjes së tij, ai i dha Urdhrin e Shën Savës kryeministrit të atëhershëm të Rusisë, Vladimir Putin, në Beograd, të cilët iu sugjerua më parë nga Patriarku Pavle.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re