Skip to content

Ikja dhe e Klodian Tanushit: flamuri shqiptar, gjysmë shtizë në bazën e NATO-s

q2 2

Në bazën ushtarake të NATO-s në Herat të Afganistanit, flamuri shqiptar u ul në gjysmështizë pas ndërrimit jetë dhe të efektivit tjetër shqiptar, Klodian Tanushi, pas incidentit në tokën letoneze.

I ndjeri, me gradën major, kishte një karrierë të pasur ushtarake duke marrë dhe shumë medalje, pas pjesëmarrjes në shumë misione ushtarake.

Ai mbeti i plagosur në incidentin ku u vra kolegia e tij shqiptare, 31-vjeçarja Zarife Hasanaj, për të ndërruar më pas jetë pak orë pasi kjo e fundit u varros te “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

Tashmë pritet një tjetër ceremoni zyrtare homazhesh dhe lamtumire, për të dytën rrobë ushtarake shqiptare që humb jetën në pak ditë. në kuadër të misioneve të NATO-s.