Dekani i Fakultetit të Arteve, Ardian Isufi, ka shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta të skulptorit të njohur Arben Bajo.

Në një postim në rrjetet sociale, Isufi shkruan se dhimbja nuk për ikjen e Bajos nuk ka fjalë, por sot ka vetëm trishtim.

“RIP Arben Bajo Mik: Dhimbja për ty nuk ka fjalë… Vetëm Trishtim! Pedagog dhe Artist: Parajsa qoftë për ty si udhëtim i fundit… sepse për ty, Arti në çdo çast e moment ka qënë Parajsa jote shpirtërore!”, shkruan Isufi.

Skulptori Arben Bajo, ndërroi jetë mëngjesin e sotëm, pasi ishte i infektuar me COVID-19.

Miqtë e tij në rrjetet sociale kanë dhënë lajmin e hidhur për ndarjen e tij nga jeta.

Bajo ishte një nga skulptorët më të njohur që ka vendi. Dje u sensibilizuar shumë njerëz për të ndihmuar atë me gjak, por gjithsesi ai nuk mundi të shpëtonte.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re