Rajoni i Lombardisë po kërkon të punësojë 2 287 infermierë të cilët i mungojnë sistemit, shkruan Corriere della Sera.

Infermierët në rajon janë të paktë (66 000), e shpesh herë të paguar keq, duke i bërë ata të shkojnë nëpër vende të tjera, veçanërisht në Zvicrën e afërt.

Kjo është me pak fjalë tabloja e paraqitur nga drejtuesit rajonalë të Urdhrit të Profesioneve.

“Guri i themelit të problemit është mungesa e qarkullimit, pasi janë tre mijë infermierë që do të dalin në pension në qark në pesë vitet e ardhshme, krahasuar me jo më shumë se dy mijë të diplomuar të rinj”, shpjegoi nënkoordinatori rajonal, Aurelio Filippini.

Por, në një rajon si Lombardia, çështja e pagës së pamjaftueshme ndihet edhe më shumë për shkak të afërsisë së vendeve në të cilat profesioni paguhet tre herë më shumë.

Ka gjashtë apo shtatë mijë infermierë nga Lombardia që punojnë jashtë vendit nga të cilët katër mijë punojnë në Zvicër.

Në fakt, infermierët lombardë mund të fitojnë deri në 5 000 euro në Zvicër, aq sa një mjek në Itali, ndërkohë që paga mujore në këtë anë të kufirit nuk i kalon 1 600-1 700 euro në rastin më të mirë. /tesheshi.com/

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re