Ka ndërruar jetë një ish-kryetar Bashkie nga më të njohurit në Shqipëri, Qazim Sejdini i tre mandateve në Elbasan.

Njeriu që ndryshe e thërrisnim Lala, prej një tipari prej babaxhani, kaloi në një pension edhe politik që nga 2019-ta kur nuk kandidoi më për të vijuar qeverisjen e Elbasanit.

Ndër statuset e shumta nekrologjike për të, veçon ai i Arben Ramkajt, një prej figurave të njohura muslimane në Elbasan, i cili ofron ndoshta të fundit foto të Lales, dalë në xhaminë e Ballies në qendër të qytetit, ndërtuar në kohën e tij.    “

“Qofsh i xhenetit lal Qazim.

Para pak kohësh realizuam këtë foto ke xhamia e Ballies me insistimin tim personal.

Pa mbështetjen e tij ky projekt madhështor nuk mund të realizohej”, shkruan Ramkaj.

Nga ana tjetër, ja ç’shkruan kryesocialisti Rama për ish-kryebashkiakun socialist:

“Mik. Elbasanlli i mençur e fjalëpakë. Kryebashkiak i mirë dhe burrë zotni. La një gjurmë në historinë e qytetit dhe një kujtim të mirë tek shumë miq që bëri në jetën e tij pa zhurmë. Prehu në paqe i dashur Qazim”. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re