Lazarati përcolli për në banesën e fundit një prej banorëve më fisnikë të tij, Osman Alikon.

Për të, fjalë të ndjera shkroi dhe kryebashkiaku socialist i Gjirokastrës.

“E trishtë sa më s’ka ndarja nga jeta e Osman Alikos, mësuesit të shquar në Lazarat e Gjirokastër, prindit e bashkëshortit të mrekullueshëm, besimtarit të devotshëm dhe qytetarit të mirë që do t’u mungojë të gjithëve.

Ikje që le pas një boshllëk shumë të madh edhe në sa e sa breza nxënësish për më shumë se dy dekada kur ai punoi si mësues e drejtues shkolle.

I ndrittë shpirti aty lart dhe kurajo familjes”, shkroi Flamur Golemi, i pari i qytetit të gurtë, duke përcjellë trishtimin e tij personal dhe atë shoqëror në Gjirokastër e Lazarat për ikjen e një individi model.

Osman Aliko konsiderohej si figura më e kulturuar në Lazarat, duke qenë i dashur dhe i respektuar për çdo moshë, edhe nga fakti se breza të tërë mësuan matematikë me atë si mësues.

Në karrierën e tij si arsimtar, i ndjeri ka qenë dhe drejtor i Medresës së Gjirokastrës për shumë vite si dhe drejtues i Drejtorisë Arsimore.

Ai pësoi një goditje cerebrale në kushte xhamie, në xhuma, të premten, për të mos u rikthyer më në jetë pas tre ditësh në koma. /tesheshi.com/   

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re