Mëngjesin e kësaj të mërkure IKMT ka nisur prishjen e lokalit të dhunuesit të turistëve spanjollë Mihal Kokëdhima.

 

IKMT përmes një njoftimi në Facebook bën me dije se objekti rreth 2 mijë metër katror, i ndërtuar në një nga zonat më të bukura bregdetare të Shqipërisë, rezulton pa leje, ndërkohë që shfrytëzonte kundrejt pagesës edhe pjesën e plazhit.

 

“Objekti rreth 2 mijë metër katror, i ndërtuar në një nga zonat më të bukura bregdetare të Shqipërisë, rezulton pa leje, ndërkohë që shfrytëzonte kundrejt pagesës edhe pjesën e plazhit. Në këtë operacion, IKMT nuk ka hasur në kundërshtime të qytetarëve. Çdo veprim i saj ka qenë i koordinuar ngushtësisht me policinë e shtetit.”

 

Ndërkohë pritet që pa përfundimit të këtij operacioni, IKMT të vijojë punën në gjithë vijën bregdetare te vendit.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re