Pronarët e rreth 40 bizneseve pa leje në plazhin e Zvërnecit kanë kundërshtuar vendimin e Inspektoriatit kombëtar të mbrojtjes së territorit për shembjen e objekteve të tyre.

Ata u mblodhën para bashkisë së Vlorës ndërsa e cilësuan aksionin për prishjen e lokaleve si të qëllimshëm. Pronarët akuzuan ikmt se po vepron në kundërshtim me ligjin pasi sipas tyre, nuk u ka paraqitur një vendim zyrtar.

Protesyiest paralajmëruan se nuk do të lejojnë forcat e IKMT që të vijojnë aksionin nëse nuk do të gjejnë një zgjidhje deri ditën e hënë pasi prej vitesh i kanë paguar bashkisë taksa.

Deri më tani, IKMT ka shembur përgjatë gjithë vijës bregdetare mbi 50 objekte pa leje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re