Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka kallëzuar penalsht disa zyrtarë të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë e Himarës.
Të kallëzuarit janë: Renato Hodaj me funksion kryeinspektor i IMT, Melseid Nelaj, Erion Zenelaj dhe Dhimitër Balaj, inspektorë të IMT, Bashkia Himarë.
Masa e IKMT është marrë pas një kontrolli në terren ku janë vërejtur shkelje dhe shpërdorim detyre nga të lartëpërmendurit, që nuk kanë kryer detyrat e tyre të përcaktuara me ligj për mbrojtjen dhe kontrollin e territorit.
