Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka prishur sot nje objekt gjashtë katësh, i cili ndodhëj ne gjurmën e lotit lindor të Unazës së Tiranës.
Gjatë shpërthimit të kontrolluar, u perdorën 3 kilograme lëndë plasëse, vendosur në 200 furnela (vrima) në trupin e objektit.
Procedura është kryer konform gjithë protokolleve, por pesha e vogël e objektit (karabina) dhe sasia e pakët e lëndës plasëse (shkak të objekteve të tjera të aferta) solli mos prishjen e objektit gjatë shpërthimit të kontrolluar.
Megjithatë sipas specialisteve të IKMT mjaftuan vetëm pak goditje nga mjetet e rënda që objekti të rrëzohej. Me prishjen e këtij objekti, i 12-ti, IKMT mbyll aksionin për këtë fazë.
