Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit njofton se do të shembë sot me shpërthim të kontrolluar një pallat 9 katësh në Durrës.

Pallati do të shembet pasi është dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit i vitit të kaluar. IKMT bën të ditur se në trupin e objektit janë hapur 1100 furnela dhe është vendosur një sasi prej 40 kg lëndë plasëse.

Njoftimi:

KMT shpërthim të kontrolluar në pallatin 9 katësh

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, do të shëmbi sot me shpërthim të kontrolluar një pallat 9 katësh në Durrës i cili ishte i dëmtuar nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019. Në trupin e objektit janë hapur 1100 furnela dhe është vendosur një sasi prej 40 kg lëndë plasëse dhe parashikohet që detonimi të bëhet në orën 15 të pasdites.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re