Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka prishur me anë të tritolit një pallat që konsiderohej i rrezikshëm për banorët e Çorovodës për shkak të amortizimit të tij.

Për shkak të shpërthimit të ndërtesës pesë katëshe, për pasojë janë dëmtuar dhe disa shtëpi përreth.

Qytetarët tregojnë se janë thyer xhamat e ballkoneve dhe dritareve, gjithashtu janë dëmtuar dyert e shtëpive.Autoritetet përkatëse ende nuk kanë shkuar për të bërë vlerësimet e dëmeve të këtyre shtëpive si dhe për t’i dëmshpërblyer banorët në aspektin financiar.

“Na janë dëmtuar xhamat e ballkonit dhe dyert. Na kanë thënë që do të vijmë t’i shikojmë, t’i rregullojmë por që s’kanë ardhur akoma.” u shpreh një qytetare.

“Dera e ballkonit më është bërë copa, nëse duan të investojnë të investojnë, nuk e di nëse kanë mundësinë. Ata nuk kanë ardhur akoma të bëjnë vlerësimet e dëmeve”, tha një tjetër banor.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re