Ky është momenti kur një kryefamiljar, pronar i hotelit 3-katësh në Radhimë, i cili është parashikuar të shembet nga IKMT, është ngjitur mbi çati dhe kërcënon se do të hidhet në rast se preket objekti në pronësi të tij. Pranë tij shihet teksa qendron dhe djali i mitur.

 

 

Ndërkohë, anëtarë të tjerë të familjes qëndrojnë të “ngujuar” brenda dhomave të hotelit.

 

Kundërshtimi i pronarëve të hotelit për prishjen e godinave të tyre lidhet me argumentin se ndërtesa është në proces legalizimi. Ata thanë se i janë drejtuar dhe gjykatës pasi IKMT, sipas tyre, po vepron në mënyrë të kundraligjshme.

 

Rezistenca e qytetarëve bëri që Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit të tërhiqet nga shembja e ndërtesave pa leje në zonën e Radhimës në Vlorë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re