IKMT e “blinduars” me forca të shumta policie kanë prishur banesat e para në zonën e “5 majit” dhe “Njësinë 4” në Tiranë.

Tashmë shumë familje kanë mbetur në “qiell të hapur” pasi banesat e tyre janë prishur ndërsa banorët thonë se bashkia e Tiranës nuk pranon asnjë marrëveshje të mundshme. Gjatë prononcimit për “Fax News”, një banor i zonës ka zbuluar se Veliaj para zgjedhjeve i ka propozuar që të bëhet me Partinë Socialiste ose në të kundërt sipas tij do t’i sillte OFL-në.

“Nuk ka rëndësi ku e kalojmë natën. Të gjithë banorët janë grisur dhe dhunuar. Më 20 mars 2021 ne kemi bërë kallëzim kundër bashkisë së Tiranës në SPAK dhe prokurorinë e Tiranës. Më 15 nëntor 2021 kemi bërë kërkesë të ulemi me bashkinë e Tiranës për të gjetur një marrëveshje me këta. Nuk na kthyen përgjigje. Më 14 janar 2022 të gjithë kemi bërë kërkesë ku i kemi kërkuar problemet ligjore që kemi pas. Këta nuk na kthyen përgjigje dhe na sulmojnë. Erion Veliaj tha se unë jam kriminel dhe familje kriminelësh, unë nuk jam dënuar asnjëherë. Unë jam personi në fjalë që Bashkia e Tiranës ka thënë ordiner. Bashkia e Tiranës po na vjedh pronat, kemi bërë kallëzim dhe kërkesë dhe askush nuk na jep shpjegim. Unë skam sherr me bashkinë e Tiranës por ligjërisht me shkresa kam probleme.

I kam shkruat mesazh Veliajt, ku i kam thënë jemi banorë të bregut të lumit për të gjetur një zgjidhje të përbashkët. Ky zotëria nuk e ka marrë mundimin të na shikojë. Ne kemi kërkuar marrëveshje, nuk kemi kërkuar dhunë. Veliaj më ka sjellë njerëz dhe më ka thënë që nuk do të kesh probleme të kthehesh nga PD në PS ose përndryshe do të kesh OFL-në në shtëpi. Në janar më sulmoi për tu bërë me PS për të fituar socialistët në njësia numër 8. Se ca faji kam unë që ai më godet , unë skam pranuar që të bëj fushatë për Erion Veliajn. Janë nxjerrë 9 kurorë në rrugë sot, po si do të bëjnë me 400 shtëpitë e tjera , përditë do ushtrojnë dhunë këta? Bashkia e Tiranës ka ardhur për të na prishur shtëpitë”, tha banori i zonës.

Gjithashtu një banore e moshuar nuk i ndal mallkimet ndaj pushtetit lokal dhe qeverisë.

“Natën në rrugë të madhe do ta kaloj, e kam bërë shtëpinë time e kam bërë me djersë. Këta janë kriminela, mizerien vetëm në TV e kam parë, ai na ka vrarë ne, nuk e kemi vrarë ne. Cfarë ti bëjmë se jemi nënë me fëmijë, se ndryshe të vdekur do të kishte aty. Më tha do marrësh lesh, lesht e të sëmës do të marrë ai të shpish së vet. Prej ditës së djeshme nuk jam ulur të fle. Veliajn, Edi Ramën dhe Ahmetajn i vraftë Zoti, kur më ka dhunuar mua fëmijët ai mos u gëzofshin. Për mua nuk ka shtet. Janë 14 vet që kemi ngelur jashtë, Erion Veliaj të na gjejë shtëpi”, tha banorja e moshuar.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re