Në kuadër të zbatimit të projektit ”Ndërtim i segmentit rrugor Unaza Lindore, Loti 3” Tiranë, në ditën e dytë të aksionit në Shkozë, IKMT njofton se deri më tani janë shembur 7 objekte që janë pengesë për realizimin e këtij aksi rrugor.

IKMT njofton se veç shtatë objekteve të prishura deri më tani do të prishen edhe shtatë të tjera gjithashtu. Objektet variojnë nga një, dy deri në 5 katëshe.

Loti 3 i Unazës kalon në zonat Shkozë, “Ali Demi” dhe “Kodra e Priftit”. Objekti ka një gjatësi të përgjithshme rreth 3.3 kilometra. Ky segment është i ndarë në dy pjesë. Pjesa e parë është vazhdim i unazës që vjen nga Farka dhe përfundon në Jug të ish-Uzinës së Autotraktorëve.

Ndërsa pjesa e dytë fillon pak mbi Maternitetin e Ri të Tiranës dhe duke ndjekur rrjedhën e sipërme të lumit Lanë, intersekton Urën e Shkozës dhe përfundon në Jug të ish-uzinës së Autotraktorëve duke u lidhur me Unazën e Madhe të Tiranës.

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re