Një përplasje verbale e cila degradoi deri në ofendime personale mes dy simpatizantëve të Berishës dhe të Bashës në hyrje të selisë së Partisë Demokratike.

Shkak janë bërë deklaratat e aktivistes Evi Kokalari kundër Bashës e cila së bashku me Albana Vokshin dhe gra të tjera të LDG-së kanë zhvilluar një takim në ambientet e selisë blu. Përplasja mes dy grave mbështetëse të Bashës dhe Berishës, ja debati:

“Më bënë përshtypje këto sjellje, skanë pse të bëhet sherr në shtëpinë tonë, është shtëpia e të gjithëve. Jam anëtare e lidhjes demokratike të gruas”, tha gruaja që mbështet Sali Berishën.

“Ti ke ndjekur mashtrimet në foltore”, tha mbështetësja e Bashës.

“Në stadium na ka dërguar Lulzim Basha”, iu përgjigj mbështetësja e Berishës.

“Jo jo nuk ju ka cuar Lul Basha, Basha është kryetar legjitim i zgjedhur një anëtar një votë, Berisha e ka mbaruar kapitullin, ju jeni faturë e non gratës”, thotë mbështetësja e Bashës.

Pas largimit të Evi Kokalari së bashku me Albana Vokshin, mbështetësja e Bashës shpërthen me ofendime nga shkallët e selisë blu: “Kjo është fytyra e këtyre, janë mbledhur gjithë plehrat…legene femra”

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re