Ish-kryetari i PD-së në Kukës Ibsen Elezi foli në një lidhje Skype për Fax Neës duke thënë se protesta e 8 janarit e thirrur nga Berisha nuk do ketë skena dhune.

Elezi tha se nuk duhet hiperbolizuar kaq shumë çështja e dyerve të mbyllura të selisë sepse ajo zgjidhet thjesht sipas tij, me marrjen e një specialist për t’i hapur.

Ai tha ndër të tjera se demokratët në Shqipëri janë me përvojë politike dhe nuk janë më si para shumë vitesh, e politikanët duhet të tremben sepse ka njerëz që sakrifikojnë interesat e tyre dhe revoltohen.

Elezi: Janë njerëz që sakrifikojnë dhe orishin interesat e tyre se ashtu e ndjejnë, një pjesë tjetër janë pragmatistë.

As Basha dhe as Bardhi nuk merren më seriozisht, atë ditë nuk do shkohet më me dhunë, do gjendet një specialist dhe do të hapë derën.

Njerëzit në faj nuk janë trima.

Me këto zhvillime po ulen vlerat dhe synimet që ka kjo parti. Me datën 8 asnjë njeri prej këtyre drejtuesve nuk do krijojë skena dhune.

Po ca akti trimërie duhet bërë, shkoni në zyrë dhe aq. Ik ore the qafën nëse nuk je për atë punë, ç’është kjo mos të hysh dot brenda?

Referendumi është ndjekur me kujdes sepse dokumentet do të përfundojnë në gjykatë, nuk mund të quhen të blera votat. Nëse Basha dhe stafi I tij kanë dyshime për delegatët, mund të verifikohen lehtësisht.

Rama dhe Basha nuk duhet të ishin pjesë e sferës politike.

(E.D/faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re