Kryeministri Rama ka denoncuar një ngjarje të rëndë të pak ditëve më parë sipas të cilit djali i ka ngjitur koronavirusin prindërve të tij.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kryeministri shprehet se ky është rasti tipik i largimit vjedhurazi nga karantina dhe shkuarja në shtëpi duke i dërguar familarëve “bombat e padukshme të koronavirusit”.

“Djali me Covid19, pa simptoma, thyen rregullin e del nga Tirana drejt një zone tjetër të vendit, ku jetojnë dy prindërit e tij të moshuar. U shkon prindërve në shtëpi dhe u transmeton bombat në trup! Prindërit dalin të dy pozitivë dhe jo vetëm mosha, po edhe shëndeti i tyre problematik, i kthen në pacientë me jetën në rrezik”, shkruian kryeministri duke iu referuar kështu rastit të Mirditës, ku sot rezultuan me koronavirus dy bashkëshortë.

ABC News Albania Live – Kryeministri Edi Rama komunikim me qytetaret

ABC News Albania Live – Kryeministri Edi Rama komunikim me qytetaretPer informacionet me te fundit klikoni: Web: http://Facebook: https://www.facebook.com/Instagram: https://instagram.com/abcnewsalSubscribe kanalin tone ne Youtube: https://www.youtube.com/user/abcalbanian

Gepostet von Abc News Albania am Freitag, 24. April 2020

Postimi i kryeministrit

NJË LAJM I KEQ NGA TESTIMET E DJESHME, QË DUHET TË VLEJË SI MËSIM PËR TË GJITHË

Djali me Covid19, pa simptoma, thyen rregullin e del nga Tirana drejt një zone tjetër të vendit, ku jetojnë dy prindërit e tij të moshuar. U shkon prindërve në shtëpi dhe u transmeton bombat në trup! Prindërit dalin të dy pozitivë dhe jo vetëm mosha, po edhe shëndeti i tyre problematik, i kthen në pacientë me jetën në rrezik!!!

Natyrisht që për djalin do të nisin hetimet dhe ai mund të ndëshkohet jo vetëm administrativisht, po edhe penalisht, por si mund t’u bëhet një “peshqesh” i tillë njerëzve më të dashur në botë?!

A e kuptoni se kjo nuk është lojë?! A e kuptoni se në këtë luftë, kush shkel rregullat nuk ia hedh shtetit, po ia fut vetes dhe familjes së tij?! A e kuptoni se ne jemi potencialisht armiku vrastar i prindërve tanë, nëse nuk respektojmë rregullat, duke u sjellë si karagjozë të papërgjegjshëm me veten, me prindërit, me familjen e me shoqërinë?!

Lus Zotin që ata dy pleq të mos ikin nga kjo botë e të mos mbeten pishmani i jetës së atij djali të papërgjegjshëm dhe ju lutem të gjithëve: MS! MS! MS!

STOP ME HILET E ME KARAGJOZLLËQET, SEPSE MUND TË BËHENI MOSOZOT, VRASËS TË NJERËZVE TUAJ MË TË SHTRENJTË

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re