Skip to content

“Iku hajduti, erdhi Miss Hajnia”/ Berisha: Me shkarkimin e Ahmetajt, Rama do të distancohet nga Inceneratorët

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Kryetari i Partise Demokratike Sali Berisha deklaroi se ndryshimet e fundit ne qeveri u motivuan nga hetimet rreth ceshtjes se inceneratoreve.

 

Sipas Berishes, shkarkimi I numrit 2 te qeverise Arben Ahmetaj eshte nje perpjekje e kryeministrit Rama per tu distancuar nga inceneratoret.

 

SALI BERISHA

KRYETAR I PD

 

“Arben Ahmetaj është njeriu që ka firmosur shndërrimin e fondit të emergjencës në fondin për djegësit, jo pak por 55 milionë euro. Ai vërtet nuk ka firmosur në kontratën e djegësit të Tiranës, por ka firmosur në kontratën e projektit të djegësit të Tiranës. Ai u shkarkua vetëm me një qëllim: të shpëtojë lëkurën e Edi Ramës.”

 

 

Sipas kreut te PD, shkarkimi lidhet edhe me krijimin emundesive  per largimin e Ahmetajt nga vendi.

 

 “Tani ai e liron nga detyra vetëm e vetëm që ai të largohet. Me këtë rast, unë i them Edi Ramës, se edhe në ata satelitët që ke porositur, të shkojë, do bëhet përgjegjës para shqiptarëve për këtë aferë dhe aferat e tij.”

 

 

Por sipas Berishes pergjegjesi kryesor për çështjen e inceneratorëve eshte kryeministri Edi Rama.

 

 “Kurrë një kryeministër, përveçse atij që vendos të vjedhë para me valixhe, nuk firmos një procedurë të tillë. Edi Rama është koka e Meduzës e kësaj afere të tmerrshme.”

 

Nga ana tjeter Berisha ka sulmuar edhe zevendeskryeministren e re Balluku.

 

 “Nuk është e rastit që ikën një superhajdut dhe kthehet miss Hajnia në zëvendësimin e tij.”

 

 

Kreu i PD u beri apel qytetareve te bashkohen rreth PD për betejen perfundimtare kunder kesaj qeverie.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë