Aktivisti Erion Kristo i ka dedikuar një shkrim prekës skulptorit Arben Bajo, i cili gjeti vdekjen në spitalin Infektiv pasi nuk u gjet dot gjak i një personi që e kishte kaluar sëmundjen e Covidit. Në një postim në Facebook, Kristo shkruan se “iku krijuesi i statujës së Vace Zelës”.

Ndër rreshta shprehet se dhimbja më e madhe i vjen kur shikon që vdesin gjeni, dhe me paratë e popullit shpëtohen ata që i cilëson “mavri”.

Shkrimi i plotë: Dhimbje shumë e madhe për humbjen e jetës së skulptorit Arben Bajo. Iku një artist i madh. Krijuesi i statujës së Vaçe Zelës, e plot të tjera. Iku në moshën më të bukur, 53 vjeç. Ngushëllime për familjarët dhe miqtë.

Më dhimbet kur mendoj se sa shumë vepra të pakryera mbetën brenda mendjes së tij. Po më shumë më dhimbet kur shikoj se po vdesin gjenitë dhe me paret tona po shpëtojnë mavritë. E keqja e pranuar merr forma të tilla. Në çdo rast, shteti ynë nuk ka largpamësi. Shoqëria jonë nuk i njeh vlerat. Më erdhi mirë që miqtë e tij u përpoqën dhe dikush u ofrua dhe për ndihmë.

Duhet të reflektojmë sa më shpejt. Duhet t’i mbrojmë fort ato pak mendje brilante që kemi.(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re