Tashmë që Merkel u largua, Macron qartazi po tenton t’i zërë vendin e lënë bosh prej saj në krye të lidershipit europian. Shenjat e para u dhanë të enjten në Pallatin Elysee, ku presidenti francez morri revan në shpalosjen e vizioneve të tij mbi BE-së, duke shfrytëzuar faktin se Franca merr Presidencën më 1 janar.

Ai tha se detyra e presidencës franceze të Këshillit të BE-së nga 1 janari është ta bëjë Evropën “të fortë në botë”, duke propozuar reformën e Shengenit për të mbrojtur më mirë kufijtë e Evropës dhe Mastrihtin të miratojë një kornizë të re buxhetore.

Macron tregoi ambicie të mëdha për këtë Presidencë, e cila përkon në kohë me fushatën për zgjedhjet presidenciale në prill dhe për zgjedhjet parlamentare të qershorit.

“Nëse do të doja të përmblidhja me një fjali qëllimin e kësaj Presidence, do të thosha se ne duhet të kalojmë nga një Evropë bashkëpunimi brenda kufijve tanë në një Evropë të fortë në botë, plotësisht sovrane, e lirë në vendimet e saj dhe zonjë e fatit të saj”, u tha Macron qindra gazetarëve.

Presidenti francez përsëriti rëndësinë thelbësore të forcimit të sovranitetit evropian në mbështetje të sovranitetit kombëtar.

“Përballë të gjitha këtyre krizave që prekin Evropën, shumë duan të mbështeten vetëm te kombi. Kombet janë forca jonë, krenaria jonë, por uniteti evropian është plotësuesi i tyre shumë i nevojshëm,” tha ai.

Menjëherë pas fitores së zgjedhjeve të vitit 2017, të cilat i festoi me tingujt e himnit të BE-së, presidenti francez u prezantua si një europian i vendosur, kundërshtar i “nacionalistëve” dhe “populistëve”. Ai nënvizon përparimin e bërë nga veprimi i përbashkët i 27 vendeve, siç është plani i rimëkëmbjes pas COVID-19 me vlerë 750 miliardë euro i miratuar në 2020.

Parisi ka zgjedhur si moton e presidencës franceze “Rimëkëmbja, Fuqia dhe Përkatësia”, si dhe një shkronjë blu “U” dhe “E” të kuqe me një shigjetë të bardhë, një shenjë e “dëshirës për përparim”.

Kjo është Presidenca e trembëdhjetë gjysmë-vjeçare e Francës që nga vitet 1950 dhe e para që nga viti 2008.

Gjatë këtyre gjashtë muajve, një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet reformës së zonës Shengen, me qëllim që BE-ja të “mbrojtur kufijtë e saj” në rast të krizave migratore që kanë ndodhur.

Ai propozoi kështu “krijimin e udhëheqjes politike të Shengenit” përmes takimeve të rregullta të ministrave evropianë për këto çështje dhe mekanizmave të solidaritetit në rast të një krize në kufirin e një shteti anëtar.

Ai bëri të ditur se më 17 dhe 18 shkurt do të mbahet një samit me pjesëmarrjen e Bashkimit Afrikan dhe BE-së në Bruksel, për të “ndryshuar rrënjësisht” lidhjet mes dy kontinenteve, e cila karakterizohet nga “lodhje e caktuar”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re