Kandidati i LSI-së në qarkun e Beratit, Lefter Maliqi, është shprehur se të gjithë socialistët e ndershëm po kalojnë me LSI-në dhe kjho e ka tërbuar kryeministrin Rama.

Ai thotë se Rama po sajon skenare me “polici” për të mbuluar blerjen e votave të PS-së me shi8she vaji, ndërsa shton se LSI do të marrë 3 mandate në Berat.

“Te gjithe socialistet e ndershem po vershojne drejt LSI-se, dhe kjo e ka terbuar Kryerilindasin, aq sa po sajon skenar me ‘Polici’ ndaj LSI-se, per te mbuluar blerjen e votave nga PS me shishe vaji.

Takimet tona jane plot me qytetare, te gjithe vijne me deshire, jo me detyrim siç eshte demaskuar kampi mavi. Por LSI do ti jape goditjen finale Rilindjes me 25 Prill, duke nisur me 3 mandatet ne Berat”, shkruan Maliqi.

Nje optimizem i madh i Maliqit, pas pikerisht sot ka ikur nga LSI dhe shkruar tek PS ish kreu i bashkise se Kuçoves Selfo Kapllanaj!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko