Skip to content

“Iku pa paguar për krimet që bëri”/ Irani e krahason Mbretëreshën Elisabeth II me Hitlerin

Pak ditë pas vdekjes së Mbretëreshës Elisabeth II, ka reaguar Irani zyrtar.

 

Kur të gjitha shtetet shprehën ngushëllime për vdekjen e Mretëreshës, Irani e krahason këtë të fundit me diktatorin nazist Adolf Hitler.

 

Televizioni shtetëror iranian e ka cilësuar Mbretëreshën Elisabeth si një nga kriminelët më të mëdhenj në historinë e njerëzimit, shkruan Daily Mail.

 

Ndërsa bota është në zi për një nga figurat më të dashura në historinë moderne, regjimi autoritar pretendoi se vdekja e monarkes është ‘lajm i mirë për njerëzit e shtypur të botës’ dhe tha se trashëgimia e saj është e mbushur me krime.

 

Ministria e Jashtme e Iranit nuk ka dhënë asnjë koment për vdekjen e saj apo ngjitjen në fron të mbretit Charles III. Në rrjetin iranian Channel 1, studiuesi Foad Izadi i Universitetit të Teheranit tha:

 

“Ndoshta, në dritën e 70 viteve të saj në fron, ajo duhet të përfshihet në të njëjtën listë me Hitlerin. Nga një këndvështrim i caktuar, ne duhet të jemi të trishtuar që ajo vdiq sepse iku pa u gjykuar, pa u ndëshkuar dhe pa paguar për krimet e saj.”

 

Mbretëresha ishte një imperialiste, kolonizatore, kriminele lufte, agresioni i ushtrisë britanike në të gjithë botën bëhej nën emrin e saj.”

 

“Forcat e armatosura britanike janë forcat e armatosura të mbretëreshës. Ne kemi disa persona që janë përfshirë në kaq shumë mizori në shekullin e kaluar: Hitleri, për shembull, disa presidentë amerikanë i përkasin asaj liste dhe sigurisht mbretëresha,” tha ai.

 

Faqja e internetit e PressTV postoi gjithashtu një koment duke kritikuar Mbretëreshën për udhëheqjen e një ‘mbretërimi kolonial’ i cili ‘shkaktoi vuajtje për miliona në mbarë botën’.