Një rrjet prostitucioni është shkatërruar në Rrogozhinë, pas hetimeve që kanë zgjatur për 7 muaj, i finalizuar me arrestimin e 2 tutorëve, 5 vajzave që shfrytëzoheshin dhe një klient, i kapur në flagrancë.

Dy biznesmenët e arrestuar, janë Fatmir Hoxha dhe Bujar Gjuzi si “koka e grupit”. Ato ishin pronarë të dy hoteleve “Alesio” dhe “Pishat” në zonën e quajtur ”Bishti i Zhurit”, në Rrogozhinë ku dhe zhvillohej aktiviteti kriminal dhe shfrytëzoheshin vajzat.

Report Tv ka siguruar dosjen e plotë të rrjetit të prostitucionit në Rrogozhinë, ku si provë kanë shërbyer edhe përgjimet ambientale. Në këtë dosje janë edhe bisedat e dy vajzave, punonjësve seksit, të arrestuara të cilat kanë diskutuar me njëra- tjetrën për punën. Në bisedë vajza thotë “ika se nuk ka punë fare. Kanë ikur refugjatët, s’ka pasur punë si ka pasur më parë, nja 2 veta kapa”.

Ndërkohë, ankesën se nuk ka punë, e ka dhe një vajzë tjetër e cila shprehet se “kam dalë të ha pak bukë te lokali se sot qenka dobët”. Hetimi i Prokurorisë prej 7 muajsh që ka zbuluar rrjetin e prostitucionit në Rrogozhinë.

Në një nga bisedat, një nga vajzat flet me shoqen e saj, e cila i tregon se sot është e vetme, ndërkohë tregon se ka bërë dy ditë pushim. “Dje dhe pardje nuk dola se u ç’lodha, po shplodhet robi, punë, punë përditë dhe sot dy veta. Kam kapur deri në 11:00, në 12:00 fillova inshAllah më ecën pasditja se jam dhe vetëm se iku ajo tjetra se i mbaroi prezervativët”, thotë një nga vajzat në përgjimet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re