Rivalët kryesorë politikë Rama e Basha kanë replikar me anë të cicërimave në rrjete, ku në qendër nuk ka qenë Xhisiela por Taulant Balla. PD e ka rimarë dhe njëherë çështjen e tij, referuar dëshmive të policit në arrati Emiljano Nuhu, duke këmbëngulur se kreu i deputetëve socialistë ka qenë prezent kur në kokën e Nuhut është vënë pistoleta kërcënuese e Rrexhep Rrajës.

“Nëse Taulant Balla ka qenë në komisariat me armë, Lulzim Basha ka qenë në pushtet me votë dhe Saliu ka qenë në Hollivud për të luajtur “Pretty Ëoman”. Paketa Antishpifje, e vetmja mënyrë që ky karagjozllëk i madh politik e mediatik të mos kthehet në një normalitet të turpshëm”, shkroi Rama.

Ja pret Basha më pas:

“Avaz i vjetër i kryekaragjozit sa herë kapet mat. Siç mbronte Roshin, po mbron sot Ballën. Vetingu i politikanëve do ta pastrojë këtë llum dhe do t’ju kthejë qeverinë njerëzve!”,.

Ndërkohë, deputeti Balla kallzuar penalisht kyedemokratin Basha si për këtë rast e si për atë të Toyota-s me euro.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re