Subscribe

Shqetësimi më I fundit I qytetarëve lidhet edh eme medikamentet që renditen në recetën e dhënë nga mjeku, për të luftuar Covid-19.

Sekretar i Urdhrit të Farmacistëve, Dëfrim Goma, I ftuar në Spotlight në Vizion Plus, është shprehur se vetë mjekët japin ilaçe të paregjistruara dhe faramacitë detyrohen t;I sigurojnë përmes kontrabandës.

Teksa përmendej medikamenti “Avigan”, gazetarja Tili ka kundërshtuar duke shtuar se ky ilaç është dhuratë e Japonisë dhe gjendet me shumën 900 euro në farmaci.

Goma: Lidhur me barin e gjetur në farmaci, ekziston mundësia që të jetë kontrabandë

Tili: Jo, sepse Japonia nuk e lëshon kontrabandë.

Goma: Pacientët po mjekohen me receta, me rekomandime mjekësh, barna të paregjistruara. I japin, sepse ato mendojnë, gjykojnë se ato barna japin efekt. Dhe farmacitë, arrijnë ti gjejnë në mënyra të ndryshme, kontrabandë

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re