Skip to content

Ilaçe të falsifikuara kundër Covid/ EUROPOL vë në pranga 544 persona, sekuestrohen 60 milionë euro

Carabinier

EUROPOl finalizoi operacionin “Shield II”  kundër biznesit të paligjshëm të falsifikimit të ilaçeve dhe vuri në pranga 544 persona. Operacioni i kryer në të gjithë kontinentin evropian nga 1 prilli deri më 15 në tetor, çoi në sekuestrimin e barnave të falsifikuara me vlerë rreth 63 milion euro.

“Abuzimi paraqet një kërcënim të rëndësishëm për shëndetin e përdoruesve. Akoma më e madhe është ajo që vjen nga përdorimi i medikamenteve të falsifikuara. Të krijuara në laboratorë nëntokësorë pa procedura higjienike apo sigurie, këto produkte shpesh përmbajnë përbërës të dëmshëm. Që nga fillimi i pandemisë COVID-19, kriminelët kanë investuar më tej përpjekjet në falsifikimin e ilaçeve që janë në kërkesën më të madhe. Për të rritur fitimet e tyre, rrjetet kriminale janë përqendruar në shpërndarjen e “kurave për virusin Covid” të rreme dhe falsifikimin e pajisjeve mjekësore dhe dezinfektuesve, të cilët më pas shiten online.”

Gjatë Operacionit Mburoja II, oficerët e zbatimit të ligjit shënjestruan grupe kriminale që trafikonin substanca dopingu (rregullatorë hormonalë dhe metabolikë) dhe medikamente të ndryshme si ilaçe kundër kancerit, ilaçe për mosfunksionimin e ereksionit, qetësues kundër dhimbjeve, antiviralë dhe ilaçe të ndryshme.

Operacioni “Shield II”

– Konfiskimet me vlerë afro 63 milionë euro

-Më shumë se 25 milionë njësi ilaçesh dhe substancash dopingu të sekuestruara

-Arrestohen 544 të dyshuar

-634 persona u raportuan në organet gjyqësore

-Janë hetuar 33 grupe të krimit të organizuar

-37 kompani të hetuara

-Sekuestrohen 5 laboratorë klandestinë

-283 faqe interneti u mbyllën

-1029 faqe interneti po monitorohen

-1397 çështje gjyqësore të hapura

-2809 atletë të kontrolluar ‘në garë’ (28 pozitive)

-3 919 atletë kontrolluan ‘jashtë garës (4 pozitive)

Ilaçe të falsifikuara kundër Covid/ EUROPOL vë në
Ilaçe të falsifikuara kundër Covid/ EUROPOL vë në
Ilaçe të falsifikuara kundër Covid/ EUROPOL vë në