Nëse jeni si shumica që e filloni ditën tuaj me një filxhan kafe dhe menjëherë pas kësaj shkoni në tualet. Ky është një efekt i zakonshëm i kafeinës.

Studimet tregojnë se kafeja mund të stimulojë stomakun tuaj, duke ndryshuar kohën që duhet që ushqimi të kalojë në sistemin tuaj të tretjes.

Megjithatë, filxhani i kafesë në mëngjes mund të ndërveprojë edhe me medikamentet që mund të merrni dhe të ndryshojë sa shpejt ato përthithen në gjak.

Kjo do të thotë se pirja e kafesë në të njëjtën kohë kur merrni ilaçet tuaja mund të ndikojë se sa mirë funksionojnë për ju. Në vitin 2020, një grup studiuesish rishikuan medikamente të shumta dhe se si ato u ndikuan nga kafeja. Ata raportuan se kafeja “ndikon ndjeshëm në përthithjen, shpërndarjen, metabolizmin dhe sekretimin e shumë barnave”.

Megjithatë, jo të gjitha medikamentet ndikohen nga pirja e kafesë. Lexoni më tej për të mësuar se cilat ilaçe nuk duhet të përzihen me kafenë:

  • Ilaçet e tiroides
  • Ilaçet ndaj të ftohtit ose alergjisë
  • Ilaçet e diabetit
  • Ilaçet e Alzheimerit
  • Mjekimi për astmën
  • Ilaçe për osteoporozën
  • Ilaqet kundër depresionit
  • Ilaçet për tensionin
Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re