Njëherë nëse e rrënoni shëndetin është e pamundshme ta përmirësoni, prandaj sigurohuni mirë se çfarë ilaçesh pini.

Studimi i publikuar në revistën “Good” ka zbuluar që ilaçet të cilat merren për trajtimin e djegësirës në stomak dhe shërimin e refluksit të thartirës mund të shtojnë rrezikun nga këto lloje kanceri, transmeton Telegrafi.

Inhibitorët e pompës protonike (PPI) të cilët përdoren për eliminimin e thartirës në lukth bëjnë pjesë ndër ilaçet më të shitur në botë, mirëpo përdorimi afatgjatë i tyre mund të shtojë rrezikun nga kanceri në lukth madje dy herë e gjysmë.

Ai rrezik është i lidhur me bakterin e quajtur Helicobacterpylori, të cilin e kanë më shumë se gjysma e popullatës botërore.

Ky bakter më së shpeshti është i padëmshëm, mirëpo te një numër i vogël njerëzish mund të shkaktojë kancerin.

Hulumtimet e mëparshme kanë konstatuar që njerëzit të cilët kanë Helicobacterpylori, ndërsa pinë edhe inhibitorë PPI, shpesh sëmurën nga gastriti atrofik (atrophicgastritis), i cili është lloj kanceri në lukth.

Më herët është menduar që nëse personi zvogëlon infeksionin me bakterin Helicobacterpylori, para fillimit të konsumimit të inihibitorëve PPI, zvogëlon në mënyrë drastike shanset për zhvillim të kancerit, mirëpo, sipas të gjitha gjasave, si duket nuk është kështu.

Është interesant që autorët e studimit të Universitetit të Londrës nuk kanë gjetur kurrfarë lidhjeje midis rrezikut nga kanceri në lukth me ilaçet e tjera anti-supresive, gjë që mund të kuptohet që eliminimi i thartirës nuk është faktor i vetëm për zhvillim të kësaj sëmundje të rëndë.

.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re