Skip to content

Ilda Bejleri tani e pranon aksidentin: Ndalova ta shihja dhe pastaj ika, se dija që do më denonconte (policia fsheh ngjarjen)

 

Ilda Bejleri fillimisht e mohoi se ishte përfshirë në një aksident.

Ajo e quajti shpifje lajmin se ka përplasur një 63-vjeçare, e cila është shtruar në spital.

Por më pas është detyruar që të pranojë të vërtetën.

Bejleri thotë për Shqiptarja.com, se përplasja ka qenë e lehtë, dhe ajo pasi ka dalë nga makina për të parë të aksidentuarën, është larguar nga vendi i ngjarjes, pasi 63-vjeçarja, sipas saj, nuk pësoi asnjë lëndim.

Gazetarja thotë se nuk e dinte që gruaja e aksidentuar do ta çontë çështjen në polici dhe do ta denonconte.

Por më skandaloze se largimi i Ilda Bejlerit nga vendi i ngjarjes, është reagimi i policisë.

Kjo e fundit e ka fshehur ngjarjen dhe nuk ka dhënë asnjë të dhënë për personin që ka aksidentuar gruan 63-vjeçare.

Për më tepër, zëdhënësi i Policisë, Gent Mullai, i pyetur nga gazeta si është e vërteta, nuk ka deshiruar të përgjigjet fare, a thua se është aty për të fshehur ngjarjet, dhe jo për të raportuar si është e vërteta.

Tani që edhe vetë Bejleri e pranoi përfshirjen në aksident, mirë është që dhe policia të reagojë.

Është minimumi që mund të bëjë, pasi kemi një grua të shtruar në spital që është shtypur dhe personin përgjegjës që e ka pranuar aksidentin dhe largimin nga vendi i aksidentit./ tema