Subscribe

Sportistja nga Vlora, Ilda Lelo, është shpallur kampione bote në kick boks për peshën 62.5 kg. Ky është suksesi i saj i dytë.

 

Lelo mbrojti titullin kampion në pallatin e sportit në Vlorë dhe e emocionuar tha se synon që ky të mos jetë titulli i fundit për të.

 

ILDA LELO

 

SPORTISTE

 

Shumë emocione, shpresoj që t’iu kem bërë të gjithëve krenar. Ky ishte titulli i dytë që unë mbroj dhe do punoj edhe më fort mos të jetë i fundit.

 

Vlonjatja ka fituar me më shumë pikë, pas 5 raundeve të zhvilluara ndaj turkes, Tugba Gyl Bozkya.

 

Trajneri i Fight Club Vlora, Alban Alikaj, e ka cilësuar një mbrëmje të mrekullueshme dhe një arritje të madhe.

 

ALBAN ALIKAJ

 

TRAJNER

 

Shkoi më së miri, pjesa më e madhe e lojtarëve kishin ardhur nga jashtë. Ne po përpiqemi të bëjmë më të mirën, për të promovuar sportin qytetin dhe vendin

 

Ndërkohë, emocione të forta dhuruan dhe përballjet e tjera të sportistëve shqiptarë, që u zhvilluan po në pallatin e sportit në Vlorë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re