Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, realizoi një takim me komandën e forcave të armatosura rreth provokimeve të Armenisë në kufi.
Sipas një deklarate të Presidencës së Azerbajxhanit, në takim, ku janë prezantuar raportet përkatëse, është theksuar se janë parandaluar provokimet e kryera nga Forcat e Armatosura të Armenisë në kufirin e dy shteteve dhe janë përmbushur të gjitha detyrat dhe udhëzimet.
Në takim gjithashtu është theksuar se përgjegjësia për tensionin i takon tërësisht udhëheqjes politike të Armenisë dhe se situata operacionale përgjatë kufirit është nën kontrollin e ushtrisë së Azerbajxhanit.
Burimi: AA