Qeveria maqedonase ka reaguar ndaj refuzimit që Athina i bëri emrit të ri të propozuar, ku në qendër është Ilindeni. Shkupi zyrtar është rrezikur të sqarojë pikërisht kuptimin e kësaj fjale, si bindje se qeveria greke do mundet ta pranojë.

 “Kryengritja e Ilindenit është luftë e përbashkët e popullit tonë multietnik për të drejtat dhe liritë sociale dhe nuk ka aspirata territoriale ndaj asnjë vendi fqinj, duke përfshirë edhe Greqinë. Kjo është lufta e njëjtë e vitit 1903 dhe 1944”, thuhet në deklaratën e qeverisë maqedonase.

Por nga ana tjetër, “Republika Ilindenit” nuk ka marrë as dakortësinë e opozitës.

“VMRO-DPNE nuk do të mbështesë asnjë ndryshim të kushtetutës me qëllim për të ndryshuar emrin kushtetues të vendit”, deklaroi kreu i partisë Hristijan Mickoski pas takimit me Zaev, duke mos dhënë ndonjë argument historik, dhe lënë të kuptuar pra se është thjesht një akt politik për të mos i dhënë kredite Zaevit.

Emri i ri ka hasur reagim dhe nga faktori shqiptar, që për të Ilindeni është Ilirida.     

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re