Anëtari i Këshillit Bashkiak në Tiranë, Ilir Alimehmeti deklaroi se kryebashkiaku Erion Veliaj shkoi në SPAK i detyruar.

I ftuar në News24, Alimehmeti theksoi se duhet që të marrë fund hemorragjia e parave.

Më tej ai shton se drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar, ndërsa nënvizoi se Shqipëria ka nevojë që të kthehet në shinat e normalitetit.

“Erion Veliaj vazhdon me mashtrimet e tij. SPAK nuk të thërret për gjëra simbolike, por për gjëra serioze. Veliaj ka shkuar në SPAK sepse është detyruar, jo me dëshirë. Ne kërkuam mbledhje urgjente për dosjen 5D. Kemi kërkuar mbledhje urgjente edhe për inceneratorët. Është lajm i keq për qytetarët që kanë një bashki të korruptuar totalisht në Tiranë.

Drejtësia e vonuar është drejtësi e munguar. Paratë po ikin dhe shërbimet nuk po i marrim. Ne duhet të veprojmë në mënyrë eficente. Duhet të bllokohet hemorragjia e parave. Protesta është thirrur edhe nga njerëzit. Ne kemi nevojë që shteti të rikthehet në institucionalitet”, tha Alimehmeti.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re