Gjykata vendosi të lërë në fuqi masën detyrim paraqitje dhe atë të ndalimit të daljes jashtë shtetit për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, i akuzuar për shpërdorim detyre lidhur me procedurat e ndjekura me koncesionin e sterilizimit.

 

Beqaj refuzoi tu përgjigjej pyetjeve të gjyqtarit, duke u shprehur se do të flasë njëherë tjetër, por shtoi se do t’i bindej drejtësië.

 

ILIR BEQAJ

ISH-MINISTRI I SHËNDETËSISE

 

Së pari siç e kam bërë publike edhe pardje , unë jam në dispozicion të këtij procesi hetimor prandaj kam vendosur, përtej opinionit apo rezervave që mund të kenë avokatët e mi, të mos e kundërshtoj këtë vendim.

 

Beqaj e quajti të drejtë vendimin për dhënien me koncesion të sterilizimit të pajisjeve mjekësore.

 

Për çështjen në fjalë në janar bëhen 8 vite që hetohet, në këto 8 vite në të gjitha sallat kirurgjikale të Shqipërisë, 400 kirurgë operojnë në kushte bashkëkohore . Çdo vit rreth 60 mijë shqiptarë operohen në kushte sterile.

 

Ish-ministri do duhet të paraqitet çdo të premte para oficerit të policisë gjyqësore pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit. Për skandalin e koncesionit të sterilizimit është arrestuar ish-zëvendësi i tij, Klodian Rrjepaj nën akuzë për shpërdorim detyre. Ndërsa Ilir Rrapaj, biznesmeni i përfshirë në aferën e dyshuar, është në qeli për mashtrim.

 

Të implikuar dyshohet të jenë edhe 6 persona të tjerë.

 

Nisur nga aktet e dosjes hetimore, gjyqtari Erion Bani kërkoi më herët nga SPAK që ish-ministri i Shëndetësisë të mbante përgjegjësi penale për korrupsion dhe pastrim parash, por SPAK po e hetoi vetëm për shpërdorim detyre.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re