Lulzim Basha nga Kuvendi:

“Produktet në rajon subvencionohen më shumë sesa në Shqipëri. Ata protestojnë sot sic kanë bërë cdo vit ku i keni vendosur me indiferencë flakjen e produkteve të tyre. Protestojnë sepse buxheti për bujqësinë për këtë vit do të jetë më i ulët. Cmimet për prodhimet bujqësore janë rritur duke favorizuar oligarkët e eksporteve. Këto masa po shkatërrojnë bujqësinë, ju nuk i dëgjoni as fermerët e as grupet e interesit. Ju prap fatkeqësisht ajo që deklaroni dhe asaj që bëni është i qartë dhe kjo mjafton të shikoni zemëratën e atyre burrave para parmanetit, ju jepni fermerëve mbështet më të vogël në rajon dhe europë. Ju keni lënë të pakërnaqur të gjithë invesitorët vendas. Bëni propagëndë “cdothë populli bën partia” por para se të merrni vendime për ata që qeverisni ktheheni në origjinë, bunkerë të interesave që ju lidhin xhepat tuaj. Ju keni ngritur një model putinist për fermerët që nuk prodhon mirqëqenie për qytetarët. Keni marrë borxh më shumë se qeveritë e tjera bashkë, po varfëroni shqiptyarët dhe po shpopulloni këtë vend. Ju keni prioritet PPP e korrupsionin klienteliste.Produkette e fermerëve po kalben dhe do të vijojnë të marrin 0 mbëhstetje pasi paratë shkojnë për koncesion, ndërsa qytetarët përballen me cmimet e rritjet të energjisë, karburantit dhe ushqimeve. Ne propozuam uljen e TVSH nga 6 në 20% për produktet e ushqimeve bazë.

110 milionë euro që vitin tjetër do shkojnë për PPP-të, 51.2 milionë eurot që do shkojnë për luksin qeveritar, të shoqëruara me shpenzimet për agjensitë e Medias, atë të bashkëqeverisjes dhe atë për me menaxhimin e fondeve të donatorëve, që ia keni varur në qafë si mëlçitë ujkut, Ilir Beqajt.

Ilir Beqaj i check-up it dhe dhjetëra bëmave të tjera të korrupsionit madhor po e valëvisni me krenari të pashpjegueshme përpara shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve si flamur të pandëshkueshmërisë. Kripë në sytë e tyre duke dëshmuar se nuk jeni këtu për t’u shërbyer qytetarëve dhe nevojave që ata kanë, por interesave tuaja dhe të klientëve tuaj.

Një përqendrim politik dhe ekonomik i pushtetit që centralizon çdo aktivitet dhe e vendos në kontroll të pak njerëzve, që shpërfill qytetarin dhe vlerëson klientin e pushtetit, qoftë ky oligark, apo përfitues i vogël partiak që punësohet në struktura të krijuara ad hoc për të kapur çdo hapësirë publike e për ta përdorur si hambarë të interesave politike.

Prandaj pensionistët, shumica dërrmuese e të cilëve nuk do të mbijetonte dot pa mbështetjen e familjarëve apo fëmijëve në mërgim, goditen me indeksimin e vobektë që nuk arrin dot nivelin e rritjes së çmimeve.

Për të njëjtat arsye shtresat në nevojë, që braktisja në kohë pandemie bëri që të shtohen dhe varfëria e tyre të thellohet, do të kenë tre herë më pak fonde se ato që do të marrin një grusht njerëzish me ato 110 milionë euro që do të shkojnë për PPP.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re