Kreu i Partisë Demokratike të Rithemelimit, Sali Berisha akuzoi nga foltorja e Kuvendit ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja, se “përzgjodhi përzgjodhi byrazerin, kushërirn e tij të parë për të bërë studimin e leverdishsmërisë.”

Berisha theksoi se ajo çka e quan “’vjedhje të dytë e shekullit’,  i ka rrënjët në përvetësimin e Ilir Beqjas si ministër, të një investimi jashëzakonisht të rëndësishëm, ndërtimit të spitali të urgjencës dhe përvetësimin për sipërmarrjene tij, të aparaturës ultramoderne të sterilizimit.”

“Unë dua të informoj Bankën e Këshillit të Europës se Shqipëria është vrima e zezë e fondeve të saj. Se investimet e kësaj banke jashtëzakonisht të dobishme dhe nevralgjike, u shpërdoruan si në asnjë vend tjetër të Europës duke krijuar ministri Beqaj sipërmarrjen e tij private. 

Ajo që quhet vjedhje e dytë e shekullit, ajo i ka rrënjët në përvetësimin e Ilir Beqjas si ministër, të një investimi jashëzakonisht të rëndësishëm, ndërtimit të spitali të urgjencës dhe përvetësimin për sipërmarrjene tij, të aparaturës ultramoderne të sterilizimit, të blerë me krediën e kësaj banke, 1 mln e 700 mijë euro.

Me kontratën e firmosur nga Beqja, për rreth 100 mln euor në 10 vite, në 5 vite jasnë paguar kompanisë së tij 76 mln euro. Sterilizimi, kontrata u shoqërua me faljen nga Ilir Beqja për kompainë e tij të impiantit ultra-modern të sterilizmimt, dhe të një kati të tërë të spitalit të ri, të ndërtuar me fondet e Bankës Europiane të Këshillit të Europës.

Ilir Beqja, i amnistuar në mënyrën më të papërgjegjshem, është personi që përzgjodhi byrazerin, kushërirn e tij të parë për të bërë studimin e leverdishsmërisë. Deklaruan se koncesioni do të ulte me 4 herë çmimin e sterilizimit krahasuar me atë që  bëhej në shtet. KLSH, audite të opavarura kanë provuar se çmimi i sterilizimeve krahasuar me atë që ishte u rrit me 80 herë.”

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re