Ilir Meta ka akuzuar kreun e SPAK Altin Dumanin, duke thënë se ka shkuar disa herë në Fier për t’iu lutur të dënuarit Kastriot Ismailajt, që të dëshmonte kundër tij, gjatë kohës që ka qenë president.

Meta e cilëson kreun e SPAK, kushëri të të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, dhe e ka krahasuar me këtë të fundit.

Kreu i Partisë së Lirisë tha se i penduari i drejtësisë ka më shumë integritet sesa Altin Dumani.

“Ca prisni që kushëriri i Nuredinit ka takuar McGonigal, këtë prisni ju? Të thotë kushëriri i Nuredinit që ka vajtur në Fier disa herë te Kastriot Ismailajt, i dënuar në atë kohë, duke iu lutur të bënte dëshmi kundër Ilir Metës, se mbronte GJK në mënyrë që ai të dilte nga burgu dhe ky që nisi procedimin kundër Ilir Metës, mbi bazën e një delinkuenti të dënuar nga gjykata për dhunë në familje.

Nuredini ka më shumë integritet se ky kushëriri i tij sepse ky është zgjedhur për të respektuar Kushtetutën, për t’i shërbyer drejtësisë dhe për t’u bërë një vegël e shëmtuar e politikë. Nuredini vërtet ka bërë vrasje që i ka pranuar vetë, por ky karafil mendon se mund të bëhet vrarës i suksesshëm i pluralizmit politik në vend, gjë që shpreson ta arrijë përmes të kapurve nga Rama me McGogal, siç ishte me hetimet ndaj ish-kryetarit të PD-së, apo kapjes së një laraske apo sufllaqexhiu nga PL. PL është këtu, një kështjellë e pamposhtur e pluralizimit politik. E gatshme t’i tregojë kujtdo që mendon se me kushëririn e Nuredinit mundet të marrë drejtimin e PL”, tha Meta.

Kreu i PL u shpreh gjithashtu se nëse SPAK mund të kapë vetëm laraska, teksa shtoi se vetëm në partinë e tij ka 300 mijë Vojo Kushë.

“Nëse SPAK qenka shpresë e madhe, le të dalë si parti politike dhe të marrë votat. Laraskat mund të kapin ato, por ka 300 mijë Vojo Kushë Partia e Lirisë. I ka këtu, i ka në Angli, Amerikë, Bruksel dhe në mbarë botën.”, tha Meta.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re