Gjatë një interviste për “Tempora” në Ora News përballë gazetares Sonila Meço, presidenti Meta ka ofruar për herë të parë një emër lideri të cilit ai i ngjan, ose më saktë që tenton t’i ngjajë. Bëhet fjalë për të ndjerin Alija Izetbetgoviç të Bosnjës.

Eshtë tronditëse ky sistem reference e Metës, pasi bëhet fjalë për më tepër për një kolos të mendimit intelektual, e po ashtu të moralit politik e atdhetar. Ndaj, në ç’pikë Meta zgjedh t’i referohet për model një prej emblemave të lidershipit historik në Ballkan.

Ja shpjegimi i tij:

“Një gjë duhet të dini: që nuk jam peng i askujt. Për sa i takon kësaj historisë së pengjeve, dhe kjo më bën të lirë dhe të qetë që të marr vendime në interes të vendit, jua thashë edhe më parë: as armiqtë e Shqipërisë por as miqtë e Shqipërisë nuk më shantazhojnë dot kundër interesave të vendit tim, këtë duhet ta keni parasysh.

Dhe kam dhe një model kur bëhet fjala në raport me qytetarët shqiptarë, se kam përmendur këta heronjt tanë kombëtarë. Është Alija Izebegoviç.

Kur e morën në aeroport atëhere serbët për shkak të një tradhëtie ndërkombëtare i vunë pistoletën te koka, dhe i thanë ‘merre atë zëvendësin tënd Ejup Ganiç dhe i thuaj të tërhiqet, të dorëzohet!’

Dhe ai tha ‘dakord’. E lidhën në telefon dhe i tha ‘unë jam peng, ju vazhdoni’.

Çdo politikan që mund të ketë bërë një gabim, apo që mund të jetë peng i këtij gabimi apo faji apo shantazhi, kurrë nuk duhet të lejojë që për shkakun e tij të sakrifikohet e ardhmja e popullit të tij.

Unë këtë gjë e them me bindje dhe me ndershmëri absolute para gjithë qytetarëve shqiptarë. Unë i di dhe gabimet e mia i di dhe ato mangësitë e mia, por di dhe avantazhet e mia”, tha Meta.

E më pas, duke e konsideruar të qënit skraparlli – dhe bektashi gjithashtu – Meta iu referuar si ushqim krenaria dhe Abas Aliut.

“Avantazhi im, që nuk është vetëm i imi, sepse ka edhe të tjerë, është që unë kam lindur në Skrapar, edhe ky nuk është një avantazh i vogël për t’i qëndruar gati të gjitha këtyre presioneve te mëdha.

Kur të vish më 22 gusht tek festa e Abaz Aliut do ta kuptosh…. Abaz Aliu zu’Tomorrë, erdhi afër nesh, Shqipëria s’mbet e gjorë, se “Zoti e desh”, theksoi kreu i shtetit.

Ndërkohë, Meta bëri dhe përbetim politik, por duke pretenduar se po e përcjell nga nga pozita atdhëdashëse, duke thënë se “në cdo rast e ardhmja e Shqipërisë nuk do të jetë Rilindja dhe për këtë do të jeni të sigurt, dhe unë jam këtu për ta garantuar këtë gjë”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re