Skip to content

Ilir Meta: Axhenda ime s’është “Rama ik” por “Edi reflekto”, kam shumë dobësi për doktor Berishën

Ilir Meta thotë se nuk do largimin e kryeministrit Edi Rama nga posti që mban, por reflektimin e tij.

Presidenti siguron se nuk ka asnjë lidhje me opozitën dhe se është krejtësisht mbi palët.

Ndërkohë, Meta bën një përjashtim ku nënvizon se ka dobësi të veçantë veç për ish- kryeministrin Sali Berisha.

“Unë besoj se dhashë shpjegimet e duhura për momentin, i panjohur, i papritur ende i pa asimiluar mirë dhe mënyrë racionale nga aktorë të caktuar, shpresoj reflektim të të gjithëve. 

Se cili është reagimi i Ramës është përgjegjshmëri e tij. Në raport me të ardhmen Europiane, më duhet të përsëris që agjenda ime nuk është e opozitës “Rama ik”, por “Rama reflekto”

Nuk i takon atij që të jetë protagonist i një të diele ndarëse. Ju mendoni që unë nuk kam shpresë që ai nuk do të reflektojë? Kemi kohë, kemi shpresë…”, tha Meta. ()