Skip to content

Ilir Meta bën deklaratën e papritur: “Unë jam arbëresh”

ilir meta presidence skenderbeu

Presidenti Ilir Meta ka vendosur të krijojë forumin më të ri “Unë jam
arbëresh”. Në një dalje për media, Meta deklaroi se ky forum është i
një rëndësie të veçantë, lidhur me kontributin e arbëreshët për të pasur
këtë Shqipëri që kemi sot.

Sipas tij, forumi do të përbëhet nga pesë anëtarë dhe do të formësohet në javët në vazhdim.

“Ju njoftoj punë e bërë deri tani për të formalizuar si president në
fillim të shtatorit vendimin mbi ngritjen e forumit “Unë jam arbëresh”.
Prioritet me rëndësi kombëtare dhe pasuri e paçmuar, kam vendosur
ngritjen e forumit Unë jam arbëresh”, në përbërje të së cilës mirëpritet
kontributi i disa ministrive dhe institucioneve.

Ky forum ka për qëllim promovimin, nxitjen e aktiviteteve të
ndryshime, ruajtjen e gjuhës dhe historisë arbëreshe. Ky forum do
zgjedhë anëtarët në mbledhjen e parë. Do përbëhet nga pesë anëtarë.

Puna për formalizimin e këtij forumi do të vazhdojë përgjatë këtyre
javëve. Krijimi i këtij forumi është i një rëndësie të veçantë
kombëtare, për arsye të gjithçkaje që arbëreshët kanë bërë për të pasur
këtë Shqipëri që kemi sot”, tha Meta.