Shemsi Prençi, ka reaguar për herë të parë pasi ka dhënë dorëheqjen si këshilltar i Presidentit Ilir Meta për Çështjet e Emergjencave. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale ka zbuluar dhe arsyen se për duke zbuluar dhe arsyet e vendimit për t’u larguar nga posti.

Lajmin i cili u publikua pak më parë e ka konfirmuar dhe vetë Prençi, duke thënë se është dorëhequr nga kjo detyrë, pasi do të kandidojë për LSI-në në Durrës, në zgjedhjet e 25 prillit.

Postimi i plotë Shemsi Prençit:

Përshëndetje miq të dashur!

Në shoqeritë e hapura demokratike, çdo veprim apo lëvizje në poste shtetërore pa dashje kthehet në lajm e ku lajmin e interpretojnë në forma të ndryshme njerëz të ndryshem , pa llogaritur pastaj “kazan” e llafazan fanatik pro qeverisë që tërbohen për të gjithë ata që janë kunder..!

Për miqtë e mi të dashur dua të ndajë sinqerisht arsyet e dorheqies. Bazuar në propozimet dhe ofertat e Opozites Bashkuar edhe pse kam patur propozime për kandidim në zgjedhjet e dates 25 Prillit 2021, nga disa Degë të Partisë Demokratike si në Diber. Bulqizë, Kamëz, Sukth etj, si dhe nga Partia Lëvizja Socialiste për Integrim, kam pranuar dhe vendosur kandidimin tim si kandidat për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun Durrës.

Pra ju informoj se kam paraqitur kërkesen për dorëheqie pranë Presidentit të Republikës në zbatim të ligjit për zgjedhjet në Republiken e Shqipërisë sepse gjithmonë kam qenë nëpunës korrekt me zbatimin e ligjit.

Se shpejti me mbylljen e procedurave të rregjistrimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve do ju informoj për “targen” dhe numurin ose emrin si te vendoset në KQZ dhe do të kërkoj ndihmen Tuaj për mbështetje në qarkun e Durrësit. Garantoj miqtë dhe votuesit se do të kërkoj vota popullore të ndershme tek të gjithë ata që nuk janë ndjerë të perfaqësuar nga deputet të emëruar nga Partitë në 30 vite….

Do të kërkoj vota të ndershme tek të gjithë komunitetet që banojnë në qakun Durrës majtas e djathtas për një përmbysje të madhe me 25 Prill të pushtetit të Rilindjes dhe oligarkëve që për 8 vite grabiten Shqiperinë ashtu si dhe ndodhi në Kosovë.

Do kërkoj votat e Dibranëve në gjithë qarkun e Durrësit e që nuk janë pak por plot 47.000 vota me bindjen se: i kam bërë krenar kudo që kam punuar si njeri që ka zbatuar me fanatizem vetëm ligjin dhe për ligjin kam qenë i vetmi Oficer i Lartë i Policisë Shtetit që kam kundershtuar Ministra dhe Kryeministra majtas e djathtas. Shpresoj në mbështetjen Tuaj miq e bashkëqytetar të nderuar. Faleminderit!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re