Ilir Meta ka treguar shumë herë, se nuk mban përgjegjësi për ato që thotë.

Ndaj, pavarësisht se deklaroi se amerikanët donin ta vrisnin tek “Mali me Gropa”, sot ka marrë pjesë në aktivitetin e zhvilluar në Durrës për nisjen e stërvitjes ‘Defender 2021’.

Meta tha se Shqipëria do ta plotësojë deri në fund këtë besim të madh të dhënë nga aleatët.

“I është besuar kjo përgjegjësi madhore vendit tonë, besim që vendi ynë dhe forcat tona të armatosura do ta justifikojnë të plotë.

NATO-ja është aleanca më e madhe  e lirë në botë. Rreth 1000 trupat tona do të jenë aktive në këtë stërvitje.

Si president dhe komandant i Forcave të Armatosura jam i bindur se do të respektohen të gjithë rregullat që lidhen me sigurinë e trupave dhe mbarëvajtjen e kësaj stërvitje.

Miqësia e fortë e 2 kombeve tona është shumë më e hershme sesa ekzistenca e shtetit shqiptar”, ka thënë ndër të tjera Meta para amerikanëve, të cilët tani me siguri kanë ndërruar mëndje dhe nuk e vrasin.

Por ndërkohë, ndërsa Ilir Meta fliste, kryeministri Edi Rama ka ndërprerë transmetimin në Facebook për ndjekësit e tij, në mënyrë që të mos dëgjonin Metën.

Deri në tao momente, ceremonia ishte duke u transmetuar live në faqen e kryeministrit dhe sapo doli të fliste Meta, u ndërpre.

(TemA)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re