Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta me tone të ashpra ka akuzuar kreun e Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), Altin Dumani se ai dhe prokurorët e tjerë janë takuar me Charls McGonigal.

Sipas Metës, ai është marrë në pyetje si person që është kundërshtar i narko-regjimit, ndërkohë që ka theksuar se SPAK po sulmon opozitën.

Madje ka shkuar më tej teksa ka thënë se Prokuroria e Posaçme merret me “përrallat e laraskave”, ndërkohë që nuk ndalon aferat, atë të Portit të Durrësit, Inceneratorët dhe PPP-të.

“Ju e dini që SPAK është kthyer falë Dum Dumanit në një parti bashkëqeverisëse e Edi Ramës.

Unë jam pyetur 3 orë kot më kot. Unë jam pyetur ne cilësinë e kundërshtarit të këtij narkoshtetit dhe narko-regjimi që e mban në këmbë Dum-Dumani.

I cili në vend që të hetojë McGonigalin, të cilin e ka takuar ai dhe prokurorët e tjerë, në vend të ndalojë Edi Ramën, Inceneratorin, aferën e Portit e Durrësit, në vend të ndalojë gjithë ato PPP që janë vjedhja më e madhe financiare, merret me përrallat e laraskave të tij.  Po iki se kam sipërmarrjen dhe tryezën. Këto do Dum-Dumani, këto detyra i kanë caktuar.

Jam pyetur si kundërshtar i narko-regjimit, që kërkon të mbahet me Dum Dumanin tuaj. Dum Dumani që bën të ato akte kriminale kundër opozitës për të shpëtuar Edi  Ramën”, thekson Meta.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re