Me sa duket goditjet për Ilir Metën nuk rreshtin nga ana e amerikanëve, sidomos për pengesën që është bërë ndaj reformës në drejtësi!

Dhe nuk është e habiotshme që duke filluar nga nesër të startojë me sulme ndaj amerikanëve dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Ambasada amerikane ne Tirane ka bërë të ditur se do të takohet gjithashtu me kampionët e reformës në drejtësi, duke nënkuptuar takimin me Ardian Dvoranin, i cili u vlerësua nga DASH si kampion i antikorrupsionit dhe reformes ne drejtesi mes 12 te tilleve ne te gjithe boten.

Por çmim u shoqërua me deklarata kundër Dvoranit nga Meta, i cili sipas tij, duhet të ishte në burg.

“Zv.Ndihmës Sekretari Palmer do të takohet gjithashtu me kampionët e reformës në drejtësi.

Ai do ta përfundojë vizitën e tij me një tryezë të rrumbullakët me gazetarë, të cilët kanë marrë pjesë në programet e shkëmbimit dhe trajnimit të SHBA”, shkruan Ambasada.

SHBA e ka shpallur Ardian Dvoranin si “Kampionin e luftës kundër korrupsionit dhe reformës në drejtësi”, një titull që e ka çmendur fare Ilir Metën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re