Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe deputetja e kësaj force politike, Monika Kryemadhi, janë drejt divorcit.

Në dokumentin e siguruar nga Panorama Online, shihet kërkesë padia e Metës drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, ku kërkon zgjidhjen e martesës me Kryemadhin.

LEXO EDHE:“Është ish-bashkëshortja ime”- Ilir Meta njofton ndarjen nga Monika Kryemadhi: Kam ndjekur dhe rrugën juridike! Ja çfarë më pati thënë djali

Meta dhe Kryemadhi janë martuar në tetor të 1998 dhe nga martesa kanë tre fëmijë, Bora, Besar dhe Era Metaj.

KERKESE PADI

PADITES: Ilir Metaj, I biri I Rexhep dhe I Fiqirete, I datelindjes 24.03.1969, lindur ne Skrapar dhe banues ne Tirane, I martuar me 3 femije, me shtetesi dhe kombesi shqiptare, adresa: Partia e Lirise, rruga “Sami Frasheri”, godina 20/10, Tirane.

E PADITUR: Monika Kryemadhi, e bija e Ramazan dhe e Fatime, e datelindjes 09.04.1974, lindur dhe banuese ne Tirane, e martuar me 3 femije, me shtetesi dhe kombesi shqiptare, adresa: Rezidenca „Kodra e Diellit”, vila nr. 50, Tirane

OBJEKTI I PADISE: Zgjidhja e marteses me te padituren

BAZA LIGJORE: Neni 132 e vijues te Kodit te Familjes

DREJTUAR: GJYKATES SE SHKALLES SE PARE TE JURIDIKSIONIT TE PERGJITHSHEM

(SEKSIONI FAMILJAR)

E nderuar Gjykate!

TIRANE

Me te padituren sipas edhe certifikates se marteses bashkelidhur kesaj kerkese padie kemi lidhur martese ligjore ne Bashkine Tirane me Aktin nr 1982, date 29.10.1998.

Nga kjo martese kane lindur 3 femije:

Bora Metaj e datelindjes

Besar Metaj i datelindjes

Era Metaj e datelindjes

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re