Ambasadori i BE-së Luigi Soreca ka reaguar pas vendimit të Komisionit Europian i cili refuzoi kërkesën e qeverisë holandeze për rivendosjen e vizave për Shqipërinë.   

Në një shënim në Twitter Soreca thotë se pas një vlerësimi të kujdesshëm të përmbajtjes së kërkesës së Holandës, Komisioni i BE-së ka vendosur që në situatën aktuale nuk janë plotësuar rrethanat për të vënë në lëvizje mekanizmin e pezullimit të vizave.  

“Pas një vlerësimi të kujdesshëm të përmbajtjes së kërkesës së Holandës dhe bazuar në të dhënat përkatëse të informacionit në dispozicion, Komisioni i BE-së ka vendosur që në situatën aktuale nuk janë plotësuar rrethanat për të vënë në lëvizje mekanizmin e pezullimit të vizave.  

Komisioni sigurisht do të vazhdojë të monitorojë nga afër përmbushjen e standardeve për liberalizimin e vizave për Shqipërinë, si dhe për vendet e tjera që përfitojnë nga udhëtimi pa viza. 

Tani është koha që, pas këtij konfrimimi, Shqipëria të çojë më tej arritjet e saj të rëndësishme të vitin 2010 dhe për të ecur përpara me energji të përtërira, duke pasur parasysh vendimin e rëndësishëm të Këshillit të BE-së në tetor. #BEpërShqipërinë��”- shkruan Soreca në twitter.  () 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re