Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar se kryeministri Edi Rama është arkitekti i skemave të zhvatjes me tre inceneratorët.

Ai u shpreh se Inceneratori i Tiranës vazhdon merr miliona euro dhe se ky djegës është guri i madh i provës për Drejtësinë.

“Inceneratori i Tiranës vazhdon merr miliona euro. Rama është arkitekti kryesor i zhvatjes me tre inceneratorëve.

Inceneratori i madh i provës për drejtësinë dhe arsyeja pse Shqipëria thellohet në gropën e zezë të korrupsionit.

Shqipëria për fat të keq, vazhdon rrëshqitjen e rrezikshme drejt kapjes së Shtetit”, tha Meta në një konferencë për mediat.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re