Ilir Meta ka komentuar sërish rezultatet e zgjedhjeve të 30 Qershorit.

Sipas Kreut të Shtetit mazhoranca shpall fitoren me zgjedhje të njëanshme dhe të paligjshme, ndërsa ironizon opozitën që shpalli fitoren pasi 85% e qytetarëve nuk votuan.

Meta shton se fitore të tilla thjesht i bëjnë dëm të ardhmes së vendit.

“Fitoret e thella që gëzojnë liderët dhe pasojat e rënda që penalizojnë Shqipërinë dhe shqiptarët. E kam fjalën për fitoren “e vërtetë” të mazhorancës aktuale, që në zgjedhjet e saj të njëanshme dhe të paligjshme, shpalli fitoren në 100% të bashkive të Shqipërisë, si edhe të këshillave bashkiakë.

 Por edhe entuziazmi i liderëve të opozitës se ata fituan 85% është mbresëlënës, duke harruar se sikur opozita të ishte regjistruar në kohë para shfuqizimit të 30 qershorit si datë e zgjedhjeve do t’i mjaftonte të kishte për vete, jo më shumë se 1/4 e 85% për të arritur një fitore reale dhe institucionale në shumicën dërrmuese të njësive vendore. 

“Fitore” të tilla penalizojnë rëndë të ardhmen e vendit, pasi jo vetëm garantojnë një disfatë në 18 tetor për çeljen e negociatave në mënyrë te sigurt, por lenë pa mbrojtje nga të drejtat e tyre të gjithë qytetarët shqiptarë, të cilët jetën e tyre të përditshme e kanë aq të lidhur me shërbimet e pushtetit vendor”, shkruan Meta.()

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re